Bashkitë e Maliqit dhe Bilishtit pa energji prej më shumë se 7 orësh.

0
424

Vazhdon prej më shumë se shtatë orësh mungesa e energjisë elektrike për banorët e zonave që përfshihen nga bashkitë e Maliqit dhe Bilishtit. Energjia elektrike është ndërprerë që në orët e mëngjesit të së premtes dhe nuk është rikthyer deri në orët e mbrëmjes. Në zonën e Maliqit energjia u ndërpre si pasojë e një difekti në rjetin e trasmetimit. Në bashkinë e Bilishtit nga djegia e një trasformatori. Gjatë mbledhjes së shtabit të emergjencave civile në Prefekturën e Korçës u premtua se gjendja do të normalizohej shpejt. U tha se forca të shumta në teren po regullonin difektin e linjës për Maliqin. Per trasformatorin e djegur u tha se po vinte një i ri nga Elbasani. Tjetër mbledhjet dhe tjetër realiteti sepse mijra e mijra familje nuk kanë energji elektrike.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj