Bukuri dhe ndërgjegjësim, fasadat e pallateve të vjetër kanë marrë një pamje të re

0
1051

Vitet e fundit, në rrugët e qytetit diçka ka ndryshuar. Nuk bëhet fjalë për rrugë të shtruara së fundmi apo godina të restauruara, por për disa piktura murale. Përpara disa vitesh arti i grafitit në mure mezi ishte i njohur në Shqipëri, por sot rrugët dhe fasadat e vjetra të pallateve kanë filluar të pikturohen dhe njerëzit e kanë kuptuar grafitin si art e jo si zhgarravinë muresh.

Pikturat murale i kanë dhënë një tjetër pamje fasadave të vjetra të pallateve. Pikturat e kësaj forme po shtohen nëpër qytet. Arti gjithmonë është i bukur, në çdo formë që ai shfaqet, por kësaj here, përveç se zbukuron fasadat e pallateve, në të njëjtën kohë përcjell edhe mesazhe shumë të forta ndërgjegjësuese që ndoshta në një tjetër formë nuk do tërhiqnin kaq shumë vëmendjen e të gjithëve.

Pikturat murale në qytetin e Korçës paraqesin mesazhe sensibilizuese si “Stop dhunës ndaj grave”, “Shpejtësia vret”, “Thuaji jo Bullizmit”, etj, por ka edhe piktura që simbolizojnë vetë qytetin e Korçës si kitara apo çifti në çadër. Këto piktura janë realizuar nga piktorë të ndryshëm si Toni Sulo, Arjol Pepi, Thanas Dushku, etj.

Përpos mesazheve që përcjellin dhe për pamjen e bukur për syrin e qytetarëve, pikturat murale janë edhe një vlerë e re për qytetin e Korçës.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj