Çmimi i druve të zjarrit rritet vit pas viti, qytetarët korçarë “të detyruar” për ta blerë

0
3361

Stina e dimrit po afron dhe qytetarët korçarë po mundohen t’i sigurojnë sa më parë drutë e zjarrit pasi vijojnë t’i përdorin si alternativë ngrohjeje dhe gatimi edhe pse rritja e çmimit iu ka krijuar vështirësi të mëdha për sigurimin e tyre.

Çmimi i druve të zjarrit ndryshon vit pas viti duke pësuar gjithmon rritje, një situatë që është krijuar prej 5 vitesh tashmë në qytetin e Korçës. Sot, një metër dru shitet deri në 35 mijë lekë të vjetra, një çmim i lartë dhe i papërballueshëm, sidomos për familjet që kanë të ardhura rroga të thjeshta apo pensionistët. Por ata janë të detyruar për ta blerë pasi në qyetin e Korçës gjatë stinës së dimrit temperaturat janë shumicën e kohës nën 0°C.

Sikur të mos mjaftonte vetëm çmimi i lartë, duket se edhe cilësia e druve nuk është e njëjtë si më parë, e cila le për të dëshiruar.

Kjo situatë është kthyer në shqetësim për qytetarët korçarë pasi rëndon në gjendjen ekonomike të banorëve të cilët detyrohen të blejnë lëndën drusore nga viti në vit me çmim më të lartë. Ndërsa nga ana e tregëtarëve si formë justifikimi është vendosja e moratoriumit të pyjeve.

KorçaNews/Enrik Braho

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj