Denoncimi: Eskorta e Ramës fajtore për aksidentin, goditën makinën nga pas

0
1357

Eskorta e kryeministrit Edi Rama është përfshirë në një aksident mesditën e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në Bulgarec të Korçës, kur Rama ishte duke udhëtuar për në Korçë, ku do të ketë edhe një mbledhje mes qeverisë shqiptares dhe asaj të Kosovës.

Sipas policisë fajin e ka pasur njëra nga makinat civile, një makinë tip ‘Golf’.

Por një denoncim ka ardhur në SYRI.net. Një qytetar dëshmitar okular në vendin e ngjarjes ka shkuar duke thënë se faji për aksidentin është i eskortës së kryeministrit.

Sipas tij, eskorta e Ramës po ecte shumë shpejt dhe njëra nga makinat e eskortës ka goditur një mjet civil, duke e dëmtuar shumë.

Më pas si pasojë e përplasjes ka ndodhur edhe aksidenti, duke u përfshirë në të edhe makina e eskortës që vinte pas dhe një mjet tjetër i parkuar në anë të rrugës.

Si shkak i shpejtësisë së madhe, një nga makinat e eskortës ka përfunduar jashtë rruge.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj