Dita e flamurit, meshë në katedrale dhe lutje në xhaminë e Korçës.

0
277

Dita e flamurit apo kremtimi i festës së pavarsisë, në Korçë ka të veçantën e vet me mbajtjen e një meshe në katedrale dhe lutjet në xhaminë e vjetër. Pas vendosjes.së kurorave në monumentin e luftetarit kombëtar, deputete e drejtues të pushtetit lokal i janë drejtuar ashtu siç.është bërë traditë tashmë katedrales ” Ngjallja e Krishtit”. Mitropoliti i Korçës.Imzot Johani, drejtoi meshën e lavdërimit të flamurit. Lutja e tij ishte që Zoti të shpëtojë flamurin dhe kombin tonë nga çdo rrezik. “Në këtë ditë të gëzuar ne bëjmë lavderimin e flamurit se Zoti na ka dhënë një komb shumë të bukur për të cilin jemi përgjegjës” tha Imzot Johani. Ai bëri apel që ai i cili do vërtet.zotin duhet të dojë edhe Shqipërinë. ” Një atdhetar i vërtetë duhet të lulëzojë vendin e tij” e mbylli fjalën.e.meshës Mitropolit Johani. Pas kësaj meshe për lavdërimon e flamurit, deputetë, Prefekti i Korçës Dhori Spirollari, kryetari i bashkisë Sotiraq Filo dhe përfaqsues të partive politike ju drejtuan xhamisë Iljaz bej Mirahori. Këtu Myftiu i Korçës Ledian Çikalleshi mbajti një lutje me rastin e ditës së flamurit dhe shpalljes së pavarsisë. Myftiu i Korçës e vlerrësoi veç të tjerash rëndësinë e kësaj feste edhe në harmoninë fetare . Ai e mbylli lutjen e tij me urimin : Te rojë kombi e kombësia sa të rojë gjithësia.

 

/foto by KorcaLajm

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj