Dorëhiqet drejtori i policisë rajonale të Korçës

0
364

Dorëhiqet drejtori i policisë rajonale të Korçës, refuzoi uljen në detyrë.

Drejtori i policisë rajonale të Korçës, Z.Arben Skëndo, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Në kuadër të lëvizjeve, apo asaj që njihet si “furtuna në polici” sa herë ndryshojnë krerët e policisë së shtetit, edhe Z.Skëndo ishte projektuar për qarkullim. Mësohet se Ministri i Brendëshëm, kishte caktuar në një detytë më të ulët sa i takonte rangut dhe përkushtimit që Z. Skëndo  kishte treguar si numri Një i policisë Korçë deri tani. Duke mos e pranuar këtë ulje në detyrë dhe trasferimin, Z.Arben Skëndo ka dhënë dorëheqjen.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj