Dvoran, grabitet biznesi privat

0
1613

Rreth orës 19:15 të mbrëmjes së sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dvoran. Një firmë private pijesh është grabitur nga 3 persona të armatosur dhe të maskuar, të cilët kanë lidhur në fillim bashkëshorten e pronarit dhe më pas pronarin me tel, kanë marrë një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi në këmbë.  Sasia e lekëve që kanë vjedhur është 50 mijë lek të reja, 70 euro dhe 150 dollarë. Autorë e ngjarjes ishin të veshur me jelek policie dhe njëri prej tyre ishte shtatshkurtër.

30 min pas ngjarjes policia ka shoqëruar në komisariat 8 persona mes të cilëve bëjnë me dije burime të sigurta janë persona me rrezikshmëri madje edhe të njohur si trafikues te lëndëve narkotike në shtetin grek. Për momentin nuk bëhen me dije emrat ashtu siç nuk ka treguar nëse nga personat e shoqëruar janë dhe autorët e kësaj grabitjeje.

 

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie. Janë ngritur pika kontrolli në rrugët kryesore të qytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj