Fshati turistik i Dardhës prej dy ditësh pa energji elektrike

0
380

Fshati turistik i Dardhës prej dy ditësh nuk ka furnizim me energji elektriike. Si pasojë e reshjeve të shumta, ka patur edhe shkarje të dheut që kanë bllokuar rrugën Korçë -Dardhë. Shkarja e dherave dhe inerteve ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur skipista. Në këtë segment rugor është bllokuar qarkullimi për pak orë, duke qënë i kalueshëm vetëm për mjetet tip Foristrada. Krahas fshatit Dardhë pa energji prej dy ditësh ka mbetur edhe fshati Sinicë. Ndërkaq, furnizimi me energji n? të gjithë zonën e bashkisë së Bilishtit është normalizuar vetëm në orët e natës pas djegies së trasformatorit.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj