Grabitjet në Korçë/ Pronari rrëfen momentet e tmerrit

0
301

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë ndodhën tre grabitje në tre fabrika nga i njëjti grup.

E ndërsa në fabrikën e qumështit dhe mjaltit autorët nuk gjetën asgjë duke u larguar, në atë të bojërave u grabit kasaforta me 7 mln lekë brenda. Për mediat ka folur pronari i firmës së mjaltit ‘Morava’ Gëzim Skerma.

Ai u shpreh se autorët, pasi nuk gjetën para në godinën ku është vendosur firma e mjaltit janë drejtuar për në banesë e tij, por ai i ka ndjerë dhe dalë me armë jashtë. Ai thekson se në fabrikë ishte shkatërruar gjithçka, edhe serverat e kamerave ishin marrë, ndërsa policia ka gjetur disa gjurmë gishtash.

“U tentua të grabitet, u shkatërrua, jo se u vodh. Në orën 02:30 ishim në gjumë, një derë ballkoni u hap, gruaja ndjeu dhe doli, e dinim që e kishim hajdutin brenda, mora çiften që kam me leje dhe pashë dhomën, por nuk ishin. Dola jashtë shtëpisë dhe më pas shkova te fabrika, pashë që ishte shqyer gjithçka. Të gjitha materialet ishin hedhur poshtë, serverat e kamerave ishin vendosur të shkatërruar mbi tavolinë dhe ishin marrë. Edhe në dhomën e ekonomistit, po ashtu, kishin hequr edhe pikurat, pasi mendoj që kërkonin ndonjë kasafortë.

Tentuan të dilnin në oborrin e shtëpisë, por qentë nuk i lejuan, hapën dritaren dolën dhe erdhën për në shtëpi. Lajmëruam policinë, e cila erdhi urgjentisht, erdhi edhe shefi i komisariatit dhe ndejni me mua deri në mëngjes. Janë marrë gjurmët, pasi kishte disa gjurmë. Gruaja është tronditur. Në mëngjes morëm vesh që edhe një baxho është hapur më para, më pas erdhën këtu, më pas është hapur një biznes në Korçë. Këtu ikën në 02:30 në orën tre është hapur atje” deklaroi Gëzim Skerma.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj