Heqja e ndihmes ekonomike Reagon Dega E PD Korçë

0
271

Vendimi i qeverisë për të zvogëluar numrin e familjeve  që përfitojnë ndihmën ekonomike, ka sjellë reagimin e degës së Partisë Demokratike të Korçës. Mirela Qeleshi, këshilltare e PD në Këshillin Bashkiak, ka dalë me një deklaratë. ” Këtë muaj, në krahasim me një muaj më parë, janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike plot 480 familje” tha këshilltarja. Ajo shtoi se midis këtyre familjeve mund të ketë edhe spekulantë,  por nëse sistemi i cilëson këto 480 familje si të pa përshtatshme pa ju dhënë asnjë sqarim, atëhere ka një mekanizëm përjashtues. Mirela Qeleshi theksoi edhe ankesat e këtyre familjeve që nuk do të kenë mundësi të paguajnë ujin e dritat nga prerja e ndihmës. Dega e PD Korçë dhe këshilltarët e saj, do të kërkojnë mbledhje urgjente jashtë rradhe të Këshillit Bashkiak për problemin e ndërprerjes së 480 familjeve korçare.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj