Heroinë në autobusin e vjehrrës pezullohet shefi dhe 5 efektivë ne Kapshticë

0
426

Kapshticë, dje u bllokua heroina, trafiku në autobusin e linjës së Çelës!

Dyshohet se janë përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikut
të heroinës nga Shqipëria drejt Greqisë, pezullohen nga
detyra 6 policë të komisariatit të kufirit në Korçë mes tyre
dhe shefi i hetimit, Edmond Çela. Burime për KorcaNews.al
bënë me dije se vjehrra e Edmond Çelës ka qenë
aksionere në kompaninë+ Metro Euro, kompani në pronësi
të së cilës është autobusi me targë AA 390 NY ku u gjetën
dhe pakot me drogë!

Kjo sasi droge do të trafikohej drejt Greqisë ndërsa një kontroll me i detajuar nga pala
greke ka nxjerr në pah dhe drogën e fshehur në bordin e autobusit.
Policët janë pezulluar nga detyra ndërsa prokuroria e krimeve të rënda dhe shërbimi për
çështjet e brendshme dhe ankesat është duke kryer hetimin nëse janë ata trafikantët apo
persona të tjerë të paidentifikuar kanë pasur përkrahjen e policisë dhe shefit Edmond
Çela.
Një ditë më parë në pikën kufitare të Kapshticës u zbulua autobusi me drogë ndërsa
shoferi i këtij mjeti u arrestua në kushtet e flagrancës. Vetëm përgjatë muajit Janar policia
shqiptare në bashkëpunim dhe me doganat kanë mundur të sekuestrojnë afro 10 kg
heroinë e cila është tentuar të trafikohej me autobus dhe vetura drejt Greqisë, malit të zi
dhe Italisë.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj