Investim rreth 350 milion euro pritet të rikthejë TEC modern në Korçë.

0
1098

Një investim rreth 350 milion euro pritet të kthejë një TEC modern në Korçë duke i hapur prespektiva zhvillimi zonës juglindore. Projekti i njoftuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, ka marë statusin e investitorit strategjik me kusht nga Komiteti i Investimeve Strategjike. Ky projekt parashikon ndërtimin në zonën e Korçës të një termocentrali me cikël të kombinuar me rendiment të shndërrimit të energjisë termike në energji elektrike. Impianti synon të furnizohet me gaz nga projekti i gazsjellësit TAP sipas një kontrate që do të negociohet me kompaninë TAP ag dhe furnizuesit e gazit. Energjia elektrike e prodhuar synohet të trasmetohet tek nënstacioni elektrik i Zëmblakut duke dalë në treg të lirë me qasje tregun rajonal. Projekti në fazën e dytë parashikon ngrohjen qëndrore të qytetit të Korçës deri 80 megavat energji termike për ngrohje dhe 6 MW për ujë sanitar. Projekti do të shtrihet në një sipërfaqe 909 182 metra në Korçë, Pojan, Kuç i Zi, Belorta, Dishnicë,Barç, Zëmblak, Malavec, Neviçisht. Vlera e investimit të ptojektit “Gas Power Plant Korça” arin 349.7 milion euro. Personat e punësuar do të jenë 400 në fazën e zbatimit dhe 123 në fazën e operimit. Komiteti i Investimeve Strategjike ka dhënë me kusht statusin e këtij investimi strategjik për tre vjet.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj