Ish Minatorët e Korçës dalin ne protestë

0
169

Protestë e ish minatorëve të zonës Juglindore të Korçës, për statusin e tyre që e konsiderojnë të vonuar. Dhjetra ish minatorë, janë tubuar në qëndër të Korçës për të kërkuar të drejtat e tyre që u janë premtuar prej vitesh. “Ankohemi për mosmbajtjen e fjalës së dhënë. Nuk jemi këtu për të rrëzuar qeverinë, por të fitojmë statusin tonë dhe punën që nuk na vlerësohet” thanë protestuesit. Nën thirrjet ” Duam statusin e minatorit” ata i bënë apel Parlamentit dhe Qeverisë, të shqyrtojë draft projektin që kanë paraqitur. Pas disa protestave në Pogradec, Qytezën e minatorëve në Drenovë, si dhe në Tiranë, ish minatorët e zonës Juglindore zhvillojnë këtë protestë në Korçë. Ata duan të mbahen premtimet disa herë të dhëna nga politikanët, për statusin e tyre. Për këtë, i janë drejtuar me peticion Parlamentit, Qeverisë apo deputetëve. Në zonën e Korçës, kanë funksionuar disa miniera, dhe synojnë të përfitojnë statusin afro 2 mijë ish minatorë.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj