Kapen mbi 120 sirianë në kufirin e gjelbër me Greqinë, ndërsa vazhdojnë masat e kontrollit.

0
2636

Policia kufitare e Korçës ka ndaluar mbi 120 shtetas sirianë në kufirin e gjelbër shqiptaro-grek të zonës së Devollit. Ky bilanc I përket një pune afro 6 mujore, si rrjedhojë e forcimit të masave kundër hyrjes ilegale të emigrantëve në Shqipëri. Policia kufitare shqiptare ka shtuar njerzit e mjetet për kontrollin e brezit të gjelbër me Greqinë, për të frenuar hyrjen e emigrantëve. Pjesa më e madhe e të cilëve sirianë që synojnë të kalojnë tranzit territorin shqiptar me destinacion vendet e BE. Një pjesë e emigrantëve ilegalë të kapur nga policia kthehen andej nga kanë ardhur, në Greqi. Por ka edhe një kontigjent prej tyre që për shkak të motiveve që kanë sistemohen në qëndrat e pritjes së emigrantëve në vendin tonë. Ministria e Brendëshme bën të ditur se në të gjitha pikat kufitare me Greqinë, nga muaji janar e deri tani janë kapur rreth 2400 shtetas sirianë.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj