Kapshticë, arrestohet një doganier dhe tre tregtarë për kondrabandë.

0
799

Arrestohet një doganier për “Shpërdorim detyre” pasi lejoi kalimin e 4 mjeteve me mall të dyshuar kontrabandë, pa ushtruar kontrollin përkatës. Policia tha se krahas doganierit janë
arrestuar dhe 3 shtetas të tjerë si dhe një tjetër u shpall në kërkim, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
L. K, 59 vjeç, banues në Sovjan Maliq, me detyrë doganier pranë Doganës së Kapshticës.
R.Sh, 29 vjeç,
K. M 23 vjeç,
P. V, 45 vjeç,
Si edhe u shpall në kërkim shtetasi G.M, 29 vjeç, banues në Bilisht Devoll.
Shtetasit e mësipërm, janë kapur në Bilisht, me mjetet e tyre respektive në të cilat iu gjetën të ngarkuara mallra të dyshuara kontrabandë (fruta të thata) të cilat kanë kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës ku shtetasi L.K, dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke mos zbatuar procedurat e kontrollit të këtyre mjeteve.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj