Kërcënohet koleksionisti Gjergji Thimo: Denoncova Edi Ramën

0
2545

Koleksionisti i njohur Gjergji Thimo, deklaron se është kërcënuar me jetë nga dy persona, që sipas tij njihen si persona problematikë në Korçë. Gjergji Thimo tregon se këta dy persona i kanë shkuar në galerinë e tij dhe e kanë kërcënuar. Ai thotë se rastin e ka referuar në polici por askush nuk ka shkuar ta marrë në pyetje. Thimo kërkon mbrojtje nga Ambasada Amerikane.

‘’Jam kërcënuar me jetë nga dy persona që janë problematik në Korçë. Kanë ardhur në galerinë time dhe më kanë kërcënuar.

Shkak për këtë është denoncimi im për Ramën dhe ministrat e tij banditë. Kam denoncuar në polici por askush nuk ka ardhur të më pyes.

Jeta ime është në rrezik sepse kam nxjer fakte me prova zyrtare për vjedhjen e veprave të artit nga kryeministri Rama.

Më futën në burg padrejtësisht. Ndërsa tani kërkojnë të më vrasin. Do vijoj të qëndroj i ngujuar në galerinë time. Ketu ndihem i sigurt pasi kam kamerat e sigurisë. Kërkoj mbrojtje nga ambasada amerikane”, është shprehur koleksionisti Gjergji Thimo.

Në mesazhet drejtuar miqve të tij Gjergji Thimo shfaqet tejet i shqetsuar.


Gjergji Thimo ishte një nga “viktimat” e para të “të të bërit shtet” sipas qeverisë së Edi Ramës dhe u arrestua nga policia që drejtohej nga Saimir Tahiri në 2014, me akuzën si trafikant i verprave të artit.
Prokuroria për Thimon ngriti akuzën e “vjedhjes së veprave të artit e kulturës” dhe kërkoi dënimin e tij me 9 vjet heqje lirie. Megjithatë ai nuk i kreu të gjitha.
Pas lirimit, ai nuk është tërhequr ende nga beteja e tij dhe ka deklaron se di shumë të vërteta rreth Ramës dhe qeverisjes së tij

Korça News/Enrik Braho

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj