Korça – Nje miniere ari per nga llojshmeria qe i ofron çdo vizitori.

0
149

Korça është si një minierë ari për nga llojshmëria që i ofron çdo vizitori. Monumentet e kulturës më të rëndësishme të Korçës janë: Kisha e Shën Ristozit, Mborje, Kisha në Voskopojë, Parku Kombëtar i Prespës, zonë e peizazheve mjaft tërheqëse dhe me potenciale për zhvillimin e ekoturizmit, ku vlerat natyrore gërshetohen me vlerat tradicionale, kulturore e historike. Muzeu arkeologjik i Korçës, ikona Ngjallja e shën Llazarit. Gjithashtu natyrë të mrekullueshme gjeni edhe tek fshati Dardhë i cili është një fshat malor midis maleve e pyjeve, një bukuri e rrallë natyrore. Dardha ofron një klimë shumë të shëndetshme e ajër të pastër. Gjelbërimi dhe freskia e ditëve të verës, por dhe dimri me shumë dëborë e bëjnë një vend të preferuar në të gjitha stinët e vitit. Sportet dimërore sidomos skitë tërheqin turistë të apasionuar pas tyre. 25 km nga Korça, në majë të një kodre shtrihet fshati i Vithkuqit. Pika më e lartë është maja e Rrungajës me lartësi 1750 m. Një nga atraksionet e këtij Rajoni është Uji i Ftohtë, i Bellovodës i pasur në minerale, i quajtur ndryshe dhe Uji i Bardhë. Fshati Boboshticë është i famshëm jo vetëm për prodhimin e Rakisë së Manit, por edhe për Punimet e Leshit si Velenca, Qilima etj. Ky fshat ka dy Kisha që paraqesin interes të veçantë me një numër afreskesh mjaft terheqëse.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj