Korçë, ngacmoi vajzen e tij 5 vjeç, dënohet me 6 vjet burg 36 vjeçari

0
202

Gjykata e Apelit në Korçë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të gjykimit dukë e dënuar me 6 vjet burg 36-vjeçarin Edison Shuli, i akuzuar për ngacmim seksual të vajzës së tij vetëm 5 vjeçe.

E.SH nga Maliqi u denoncua nga bashkëshortja e tij për ngacmim të së bijës. Sipas saj, 36-vjeçari, zhvishej në sy të vajzës dhe kryente vepra të turpshme përpara saj.

Por babai i Edisonit, njëherësh gjyshi i vajzës së vogël, është shprehur kundër vendimit të gjykatës, duke deklaruar se po i akuzojnë të birin pa prova. Jani Shuli bën përgjegjëse bashkëshorten e djalit, që sipas tij ka gënjyer për tu ndarë nga Edisoni. Ai e ka quajtur vendimin e gjykatës si të padrejtë.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj