Korce Patatja mbetet për derrat, fermerët kërkojnë treg

0
178

Kultivimi në masë i patates në fushën e Korçës është shoqëruar me bllokimin e tregut të shitjeve për fermerët. Tonelata të tëra me këtë kulturë kanë mbetur stok në magazinat e prodhuesve në Njësinë Administrative Pojan.

Fermerët për vite të tëra kanë qenë të orientuar drejt mbjelljes së patates pavarësisht se vazhdimisht përballen me vështirësi për tregëtimin e saj.

Situata këtë vit është rënduar edhe më tepër pasi pavarësisht çmimit ata nuk po arrijnë ta shesin dhe puna e tyre po përfundon në ushqim për bagëtitë. Shkak për këtë situatë duket se është konkurrenca pasi importi nga vendet e tjera shoqërohet me çmime më të ulëta

Fermerët së bashku kanë apeluar për zgjidhjen e kësaj situate pasi sipas tyre kanë vetëm një muaj kohë për të tregëtuar pataten, në të kundërt ajo do të kalbet dhe du tu duhet ta hedhin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj