Korçë, zbulohet korrupsion në Hipotekë. Arrestohet ish drejtori dhe 4 punonjës.

0
1206

Furtunë e vonuar në Hipotekën e Korçës, ku hetimet për korrupsion kanë çuar ish drejtuesin e saj dhe katër ish punonjës në pranga. Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ekzekutimin e urdhërit të Prokurorisë, për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ndalimin e shtetasve:
• Leftjon Bardhi 33 vjeç, banues në Korçë, me detyrë ish-Drejtor në ZVRPP-Korçë.
• E.G, 34 vjeç, banues në fshatin Barç, ish-punonjës në ZVRPP-Korçë.
• A. H, 28 vjeçe, banuese në Korçë, me detyrë regjistruese në ZVRPP-Korçë.
• E. A, 36 vjeç, banues në Korçë, ish-punonjës në ZVRPP-Korçë.
• A. Z, 65 vjeç, banues në Korçë.
Ndalimi i tyre u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendim datë 05.12.2018, ka vendosur për këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest me burg” sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i’u kanë marrë qytetarëve, sasi lekësh duke i’u përpiluar dokumenta fiktive, për regjistrim pasurish të cilat rezultonin me probleme në përfitimin e çertifikatës së pronësisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj