Kotzias pritet me protesta: Bushati mos hajë drekë e darka nëpër Boboshticë, djemtë tanë në Greqi po i varrosin

0
160

Kotzias pritet me protesta: Bushati mos hajë drekë e darka nëpër Boboshticë, djemtë tanë në Greqi po i varrosin

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias është pritur me protesta sot në Korçë.

 

Një grup aktivistësh nga Tirana i janë bashkuar kësaj proteste para hotelit ku po qendron ministri grek për t’i kërkuar llogari Kotzias dhe ministrit tonë të Jashtëm Ditmir Bushati lidhur me shqiptarët e vrarë në shtetin grek nëpër burgje.

 

Protestuesit sollën shembullin e Pëllumb Marknikollajt apo Ilia Karelit, dy shqiptarë të masakruar për të cilët, drejtësia nuk e ka thënë ende fjalën e saj.

 

“Pëllumbi fluturoi lart, u nis nga ky vend ku jemi ne sot dhe humbi jetën në komisariatin e Greqisë. Ata thonë se u hodh nga komisariati por faktet dhe ekspertiza thonë të kundërtën. Apo Ilia Kareli e 100 raste të djemve tanë vrarë në shtetin grek, për këtë të flasë ministri ynë Bushati me ministrin grek jo për të ngrënë drekë e darka nëpër Korçë e për të vajtur më pas në Boboshticës, ndërkhë që djemtë tanë i varrosin”, u shpreh nga Korça gazetari Aulon Kalaja.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj