Kryeministri i Kosovës jep 2 mijë euro për katedralen e Korçës

0
156

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhuruar 2 mijë euro për tu punuar një pikturë murale në katedralen “Ringjallja” të Korçës. Gjithchka mësohet se ka ndodhur pak ditë më parë, gjatë vizitës që Haradinaj bëri në këtë katedrale, me rastin e takimit të dy qeverive shqiptare e kosovare në Korçë. Burime thanë se Z. Haradinaj dhuroi 2 mijë euro për krijimin e një pikture murale, por nuk saktësohet se për çfarë figure shenjtori. Në fakt, një pjesë jo e pakët e pikturave murale të shenjtorëve në katedralen e Korçës rezultojnë të realizuara mbi bazë donacionesh. Një kujdestar i katedrales tha se piktura më e fundit murale e një shenjtori është punuar në formë dhurate jo më larg se një ditë më parë. Kryeministri i Kosovës, gjatë qëndrimit të tij mbrëmjen e 27 nëntorit dhe një ditë më pas vizitoi gjithashtu edhe Mësonjtoren e parë shqipe si dhe muzeun kombëtar të artit mesjetar./korcalajm.com

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj