Lekas, shkrumbohet nga flakët banesa së bashku me kufomën brenda.

0
1798
Banesa e djegur

Gjatë natës së djeshme, në fshatin e Lekasit, një banesë është përfshirë nga flakët duke u shkrumbuar e gjitha.

Policia njofton se edhe pse e pabanuar, sot gjatë kontrollit në shtëpinë e djegur, është gjetur një kufomë e djegur plotësisht.

Sipas autoriteteve, në afërsi të kufomës, janë gjetur disa sende dhe orendi personale (metalike), të cilat shërbenin për pirjen e duhanit dhe për ushqyerje. Në bazë të këtyre sendeve, dyshohet se kufoma mund të jetë e shtetasit I.Q.  45 vjeç nga Rrëmbeci, herë pas here shkonte në fshatin e largët ku dhe bënte punë të ndryshme për banorët e fshatit Lekas, aty ku kishte dhe të njohur. Banorët thanë se 45 vjeçari deri nga ora 20:00 e të hënës është parë në një lokal në qendër të fshatit ku dhe ka konsumuar disa gota alkol, më pas është nisur për të kaluar natën në banesën e braktisur jo shumë larg qendrës së fshatit ku dhe është gjetur i djegur brenda banesës. Nga deklaratat e marra banorëve të zonës, rezultonte me probleme mendore.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj