Lumi Devoll përmbyt fushën e Maliqit.

0
798

Fusha e Maliqit nuk i ka shpëtuar përmbytjes. Janë më shumë se 500 hektarë të kësaj fushe që gjenden nën ujë si pasojë e reshjeve dhe prurjeve të shumta nga lumi Devoll. Reshjet me intensitet të lartë gjatë natës kanë krijuar një situatë problematike. Këtë e.bën të ditur kryetari i bashkisë së Maliqit Gëzim Topçiu. Sipas tij, puna ka vazhduar pa u ndalur për të normalizuar situatën, por lumi Devoll është mbushur n kapacitetin e plotë duke prekur limitet me 800 mijë metër kub.

Bashkia e Maliqit ka ndërhyrë duke hapur kanale drenaxhi për të bërë të mundur që uji të largohet nga sipërfaqet e përmbytura.

https://www.youtube.com/watch?v=LpUy0VlIv8I

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj