Ministri Gjiknuri dhe drejtori i ARRSH përurojnë rrugën Pogradec-Qafë Plloçë

0
708

Ministri Damian Gjiknuri dhe Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Rrugeve Afrim Qëndro, përuruan të shtunën përfundimin e punimeve të rrugës nga hyrja e Pogradecit deri në Qaf -Plloçë, 5.2 km gjatësi. Mnistri Gjiknuri tha se krahas këtij projekti të përfunduar ka nisur realizimi edhe I projekteve të tjera që po shkojnë drejt përfundimit. Rruga nga dalja e Pogradecit me gjatesi 2.1 km konsiderohet e përfunduar me punime të plota nënshtresash rrugore dhe asfalti, si dhe kunetat e kanalet nëntokësore të kullimit të ujrave të shiut. Si dhe riparime bordurash dhe trotuaresh. Vlera punimeve për këtë aks rrugor shkon 789.577 euro. Dalja unaza Pogradec – Qafe Plloçë me gjatesi 3.4 km, ka punime tapeti si dhe punime të plota të kunetave dhe kanaleve të kullimit të ujrave të shiut.

Gjithashtu punime të plota të sigurisë rrugore me sinjalistikë horizontale dhe vertikale. Vlera punimeve për këtë aks shkoi 664.623 euro. Në total një investim prej 1.4 milion euro në nje gjatësi të përgjithshme rruge prej 5.5 km. Punimet kanë filluar në datë 6 qershor dhe kanë përfunduar në datë 14 shtator.

https://www.youtube.com/watch?v=MbYXdMyclfs&feature=share

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj