Ministri i Brendshëm dhe Ardi Veliu në Korçë, takojnë krerët e policisë

0
221

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte sot në Korçë ku u takua me drejtuesit e policisë të qytetit.

Mësohet se Lleshaj kërkoi luftë pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit.

Gjithashtu ministri i Brendshëm kërkoi shërbim korrekt ndaj qyetetarëve dhe vlerësim të rasteve të denoncimeve të tyre.

Sipas Lleshaj duhet të rritet forca zbuluese për ruajtjen e vendit si dhe parametrat e sigurisë rrugore.

Ministri Lleshaj u shoqërua sot në Korçë nga Drejtori i Përgjithshëm i policisë Ardi Veliu.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj