Moglicë/ Firma turke “Limak” shkurton 30 punëtorë, arsyeja do t’ju befasojë…

0
1005

Firma turke ” Limak” e cila po ndërton hidrocentralin e Moglicës ka shkurtuar nga puna 30 punëtorë, por arsyeja është e çuditshme.

Sipas punëtorëve arsyeja e pushimit nga puna është se ata edhe pak dhe mbushin rreth 3 vite punë, ku pas kësaj përfitojnë një pension që si duket firma nuk ka ndërmend t’ja paguajë duke bërë zgjidhjen e thjeshtë, ti heqë nga puna.

Por në Shqipërinë tonë të mjerë nuk ekzistojnë sindikatat sidomos të punëtorëve të shkretë të cilët nuk dinë ku të ankohen, u flakën në rrugë si të ishin një copë lecke.

Mirë që ua marrin shpirtin punëtorëve me orare të zgjatura jashtë çdo standarti të kodit të punës por as një copë pensioni nuk ia japin.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj