Në Korçë, edhe pula ha…mollë! Mbeten pa shitur frutat e stinës

0
325

Behari i sivjetëm ka qënë i mbarë dhe pemëtaria, sidomos, në tërë qarkun e  Korçës, ka dhënë prodhime që nuk priteshin. Mollët i gjen më shumicë kudo në këtë zonë. Rrëzë Malit të Thatë, në fshatrat e Shëngjergjit, Zëmlakut, Pojanit, Ormanit e kudo ka aq prodhim sa oborret, dhomat nëpër shtëpi e hajatet e fermerëve kutërbojnë erën e mirë të mollës së stinës që nuk shitet. Ajo ka filluar të kalbet tashmë, ndërsa fermerët, duke mos ditur të bëjnë gjë, kërkojnë vetëm ndihmën e shtetit. Në këto anë molla e patatja shitet “xhaba”, siç thonë, thuajse falas dhe 10 lekë kilogrami. Por edhe me kaq nuk po shitet. Fatmir Ahmetliu, mekanizator, por dikur kryeplak në Shëngjergj të Korçës i ka të kursyera fjalët.

Dy vëllezërit Sulokoka, më shumë se sa fjalëve, i’u duhet besuar pamjeve në shtëpitë e tyre. Shikoni se çfarë ndodh në oborret e tyre. Por ata kanë vetëm një ankesë, atë ndaj shtetit, siç e theksojnë.

Mendësia për të pritur vetëm nga qeveria nuk është vetëm e fermerëve. Në zonën juglindore nuk ka ndonjë nismë private për të krijuar qendra të grumbullimit apo edhe punishte të vogla për të përpunuar prodhimet dhe gjetur treg. Në Orman, Faik Goce ka 700 kuintal mollë gjendje, shumica cilësi e parë, por ai ka vendosur t’i presë dhe i ka prerë rrenjët e mollëve, ose tua japë si ushqim pulave.

Humbja nga kjo gjendje është e madhe, ndërsa autoritetet lokale nuk kanë mundur të ofrojnë ndonjë zgjidhje në favor të fermerëve.

Pamje të tilla përsëriten thuajse çdo vit në Korcë apo gjetiu. Pavarësisht politikave të hartuara, ajo që haset në terren i bën ato të pavlefshme. Fermerët shajnë shtetin, duke qënë vetë pjesë e tij, akuzojnë qeverinë, duke gjykuar gabim se është ajo që duhet tua shesë prodhimet, zgjedhin në investojnë në prodhime e varietete që kanë fundin e mollave e patateve të Korçës, ndërsa iu mungon këshillimi dhe ndihma që milionat që harxhojnë të mos iu zhduken sa hap e mbyll sytë.

Tani në Korçë, edhe pula ha…mollë!

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj