Ortek në fshatin Dardhë, bllokohet rruga

0
143

Një ortek ka rënë pasditen e sotme në fshatin turistik të Dardhës në Korçë.

Reshjet e borës që kanë nisur para dy ditëve në Dardhë kanë bërë që të formohen masive të mëdha bore.

Orteku ka rënë në vendin e quajtur “Muri i Musait” dhe ka bllokuar rrugën në të dyja senset.

Mjetet borëpastruese po punojnë për hapjen e rrugës që bllokon lidhjen me fshatin Boboshticë në qytetin juglindor.

Për fat të mirë nga rënia e ortekut nuk ka pasur të lënduar ndërsa trashësia e borës në këtë fshat mësohet se i ka kaluar 80 cm.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj