Përfundon sot takimi maratonë Bushati – Kotzias në Korçë

0
118

Përfundon takimi maratonë Bushati-Kotzias në Korçë
Ka përfunduar takimi 3 ditor në Korçë mes ministrit të Jashtëm të
Shqipërisë Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias.
Sot u zhvillua raundi i fundit i bisedimeve mes palëve, që nisën rreth
orës 10:00 dhe zgjatën rreth dy orë.

Pas takimit, delegacioni grek u nis drejt doganës së Kapshticës.
Nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë nuk ka ende një informacion
zyrtar për ecurinë e bisedimeve mes Bushatit dhe Kotzias që zgjatën
tre ditë.
Takimi mes dy palëve u zhvillua në kuadër të bisedimeve për të
zgjidhur çështjet e mbetura pezull mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Takimi mes Bushatit dhe homologut grek Kotzias në Korçë ishte
vazhdimësi e takimit të Kretës që u mbajt disa muaj më parë mes dy
ministrave të Jashtëm.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj