Përmbytet nënstacioni i Zëmblakut

0
87

Përmbytet nënstacioni i Zëmblakut, priten hetime.

Reshjet e rëna mbrëmjen e së premtes dhe në vazhim kanë sjellë përmbytje në nënstacionin elektrik të Zëmblakut. Portat e urës të lumit Devoll pranë këtij nënstacioni nuk kanë qënë të hapura duke shkaktuar përmbytje. Uji ka vërshuar jo vetëm në nënstacion por ka përmbytur edhe tokat bujqësore. Dëmi më i madh është shkaktuar në nënstacionin elektrik. Burime nga Prefektura thanë se nuk përjashtohet mundësia që të nisin hetime për mos hapjen e portave që shkaktoi përmbytje në nënstacion

Hetimi do të përfshijë personat përgjegjës për hapjen e portave, por edhe fermerë që i kanë mbyllur ato për interesat e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj