Plagos puntorin turk në HEC-in e Moglicës, arrestohet 32 vjeçari.

0
2133

Arrestohet nga policia një 32 vjeçar për goditje me sende të forta të një puntori turk në Hidrocentralin e Moglicës. Burime zyrtare të policisë, bëjnë të ditur se Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Pajtim Igrishta, 32 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi, në ambjentet e punës, në HEC-in e Moglicës, për motive të dobëta, ky shtetas dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin turk S.E, 41 vjeç, banues në Turqi, të dy punëtorë në një firmë ndërtuese. Ky i fundit është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj