Pocestë , aksidentohen me vdekje dy bashkëshortë.

0
1189

Policia njofton se më datë 04.12.2018, në orën 17:26, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Pocestë ka ndodhur një aksident. Shtetasi S.N, 63 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar 2 shtetas, (një burrë dhe një grua) kalimtarë në rrugë, të cilët janë trasportuar në Spitalin e Korçës ku kanë ndërruar jetë.
Viktimat e aksidentit
janë shtetasi Saimir Shaholli, 70 vjeç dhe shtetasja Vjollca Shaholli, 63 vjeçe, banues në fshatin Voskop, Korçë.
Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj