Pogradec, aksidentohet me vdekje një 75 vjeçar në unazën e qytetit.

0
978

Një person I moshuar është aksidentuar me pasojë vdekjen në unazën e qytetit të Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, kur një automjet ka përplasur për vdekje kalimtarin. Ja dhe njoftimi zyrtar I policisë me një informacion paraprak.

Më datë 18.04.2018, rreth orës 16:40, jemi njoftuar se në unazën e qytetit të Pogradecit një mjet tip “Volkswagen Polo” ka aksidentuar me pasojë vdekje një shtetas rreth 75 vjeç, kalimtar në rrugë dhe më pas drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj