Pogradec, aksidentohet rëndë këmbësori 75 vjeçar.

0
569

Një tjetër aksident automobilistik me pasojë dëmtimin e një këmbësori në rrugë është shkaktuar në rrugën nacionale Korçë-Pogradec. Policia njofton se më datë 05.12.2018, në orën 11.45 në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Çërravë, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin F.M, ka aksidentuar shtetasin Nj.H, rreth 75 vjeç, këmbësor në rrugë. I aksidentuari u dërgua në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i mjetit, u shoqërua në Komisariat për veprimet të mëtejshme proceduriale.
Policia tha se punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Një ditë më parë, një çift bashkëshortësh humbën jetën në aksin Korçë-Maliq, teksa ishin si këmbësorë në rrugë.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj