Pogradec arrestohet 25 vjeçari qe aksidentoi per vdekje këmbësorin

0
717

Një I ri nga rethi I Pogradecit që aksidentoi të mërkurën një të moshuar me pasojë vdekjen është arrestuar nga policia lokale. Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Fiordi Miminllari, 25 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në Çërravë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin Nj.H, 77 vjeç, banues në Petrushë, Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Pogradecit, ku më pas ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj