Prefekti Spirollari: Korça të bëhet e para me aktivitete fluturuese nga aeroporti I Lumalasit.

0
1099

Prefekti I Qarkut Korçë Dhori Spirollari, hedh idenë e vënies në funksionim të aeroportit të Lumalasit, qoftë edhe për aktivitete sportive fluturimi. ‘ Shpresoj dhe besoj që edhe në aeroportin e Lumalasit do fluturojnë Gilderat dhe jo vetëm. Korça e para në arsim, le të jetë e para edhe në aktivitetet fluturuese’ thotë Prefekti Spirollari. Ai kujton se rajoni I Korçës ka emra dhe traditë të aviacionit, duke përmendur Peço Polenën, pilotin e parë që fluturoi me avion luftarak shqiptar. Si dhe komandantin legjendar të aviacionit luftarak Edip Ohri, të pa aritshmin Bardhyl Taçi, pilotë të tjerë, por edhe inxhinierë e teknikë duarartë të aviacionit shqiptar.Katër vite më parë, kur u shfaqën rastet e trafikut të drogës me avionë, aeroporti I Lumalasit u bllokua me blloqe betoni të shpërndara në të gjithë gjatësinë e pistës. Ky aeroport është hapur mbi 70 vite më parë , kryesisht për linjën Korçë-Tiranë, por nuk ka qënë funksional.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj