Punonjësit e AKU në Korçë ndihmojnë banorët e prekur nga tërmeti

0
129

Familjeve të prekura nga tërmeti në fshatrat e Korçës ju ka ardhur në ndihmë edhe stafi i Drejtorisë Rajonale të AKU Korçë.

Nisur nga situata e vështirë që ka përfshirë zonën nga tërmetet e rëna në këtë Qark, punonjësit kanë kontribuar me mjetet e nevojshme financiare duke përgatitur dhe shpërndarë 30 pako me ushqime për t’u ardhur sado pak në ndihmë banorëve të prekur.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon punonjësit e Drejtorisë Rajonale të AKU Korçë për këtë akt human, duke u ardhur në ndihmë në këtë situatë të vështirë familjeve të prekura nga tërmetet e duke u bërë shembull i solidaritetit në mbështetje të banorëve.

AKU i’u bën thirrje të gjitha drejtorive, por edhe institucioneve të tjera publike apo private për t’u solidarizuar me nismën e punonjësve të DR AKU Korçë dhe të ndihmojmë sado pak në lehtësimin e kësaj situate të vështirë për banorët.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj