Pushojnë reshjet e borës në Korçë, rruga për në Dardhë e Voskopojë kalohet me zinxhirë

0
119

Normalizohet situata në qarkun juglindor, pas rreshjeve të para të borës. Rreshjet kanë pushuar së rëni që mbrëmjen e djeshme, dhe kjo bëri të mundur që të gjitha akset problematike të normalizoheshin. I vetmi problem, është ai i pikës së kalimit kufitar të kapshticës, ku për shkak të reshjeve të borës që kanë pasur intensitet të lartë në tokën greke, vijon të jetë i ndaluar kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobuzave. Akset që të çojnë në pikat turistike të Dardhës dhe Voskopojës, janë të kalueshme vetëm me zinxhirë, pasi trashësia e borës në këto zona arriti deri në 1 metër. Nuk raportohen probleme përsa i përket mungesës së energjisë elektrike edhe në zonat e thella malore të qarkut juglindor, teksa nga ana tjetër edhe proçesi mësimor është zhvilluar normalisht në të gjitha shkollat e qarkut. Përjashtim bën vetëm shkolla e fshatit Velcan, në bashkinë e Pogradecit ku për shkak të borës është pezulluar për ditën e sotme proçesi mësimor.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj