Qyteti i shumë epiteteve gjithmonë e më shumë mahnitës për festat e fundvitit

0
2912

KORÇA. Qyteti me më shumë epitet në Shqipëri. Është quajtur qyteti i dashurisë, i serenatave, i kulturës, i bulevardeve të famshme, i rrugicave të kalldrëmta, i mësonjtores së parë shqipe, i karnavaleve, i artit, i birrës dhe kërnackave të zgarës, por edhe “Parisi i vogël”.

Por pse mos i shtojmë këtij qyteti edhe epitetin “Qyteti i Festave të Fundvitit”. Pasi këto festa festohen më mirë se kudo vetëm në këtë qytet dhe vit pas viti na mahnit gjithmonë e më shumë me bukurinë që na shfaq. Kush ka dyshime për këtë, le ta vizitojë këtë qytet të mrekullueshëm në këtë fundvit. Ju garantoj, nuk do të pendoheni, por do të viheni në mendime nëse vizituat një qytet të Shqipërisë apo një qytet të zhvilluar të vendeve perëndimore. Është shumë e vështirë për të gjetur diçka që nuk do të lerë një përshtypje të mirë në qytetin juglindor.

Dritat vezulluese, bredhat, këmbanat dhe zbukurime të tjera do ti gjeni në shumë vende si tek: pedonalja, sheshi para katedrales, tek bulevardi i famshëm “Republika”, tek “Pazari i Vjetër”, etj.

Një falenderim i veçantë për këtë shkon për kryetarin e bashkisë z.Sotiraq Filo që nuk ndalon së investuari dhe për punën e palodhshme që bën në këtë qytet. Dhe siç thotë ai: “Korça gjithmonë një hap para” nuk mund ta linte kurrësesi që për këto festa kaq të rëndësishme të mos ishte kështu.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj