Rama e shkarkoi nga detyra/ Gjykata e Korçës dëmshpërblen ish-kreun e Hipotekës

0
292

Gjykata e Korçes ka dëmshpërblyer ish kreun e Hipotekes, Klajdi Terova, i cili u shkarkua në korrik të vitit të kaluar nga kryeministri Rama gjatë një takimi publik me regjistruesit e vendit.

Për shkak të shkeljeve të konstatuara nga KLSH dhe një grup i Ministrisë së Drejtësisë, ndaj Teroves u mor masë shkarkimi nga detyra.

Raporti i KLSH thuhej se Hipoteka e Korçes i ka shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit 40 mln lekë të reja.

Ish regjistruesi i Korces Klajdi Terova refuzoi kerkesen e kryeministrit duke paditur Ministrine e Drejtesise per pushim te paligjshem nga puna.

Terova tha: Doreheqja nuk paraqet vullnetin tim te lire, nuk e gjej veten tek akuzat e kryeministrit. I kerkoj gjykates demshperblim per shkarkim te paligjshem nga puna.

Gjykata e Korçes pranoi argumentat e Teroves duke caktuar si mase demshperblimi per pushimin nga puna 10 rroga mujore me vlere mbi 1 milione leke te reja./citynews.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj