Rehova, fshati ku nuk shiten shtëpitë

0
1011

Fshati i Rehovës është i njohur në të gjithë vendin për artizanatin, mikpritjen, gatimet e veçanta, bukuritë dhe trashëgiminë e pasur, të ruajtur deri në ditët e sotme.

Rehova e Kolonjës po ashtu është një zonë e cila preferohet nga turistët në çdo stinë.

Por një fakt interesant për këtë fshat është që rehovarët nuk shesin shtëpitë e tyre pavarsisht se nga 130 shtëpi qe ka aktualisht fshati vetëm 60 janë të banuara. Kërkesat për të investuar filimisht duke patur në pronësi një shtëpi nga persona që nuk janë nga Rehova janë të shumta por një gjë e tillë duket se është e pamundur të realizohet. Mund të themi se është kthyer në ligj për këtë zonë me mos shitjen e shtëpive. Një ligj që është anashkalluar vetëm në vitin 1991 ku janë shitur 3 banesa.

Kjo tregon se rehovarët janë shumë të dashuruar me vatanin e tyre dhe që nuk lëshojnë lehtë pasuritë e origjinës edhe pse shumica jetojnë larg tyre.

 

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj