Rrahu nënën e moshuar, pranga 41-vjeçarit në Korçë

0
413

Policia e Korçës ka arrestuar një 41 vjeçar pasi akuzohet se ka ushtruar dhu.në fizike  dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Burri me inicialet E.F ka rra.hur nënën e tij 66-vjeçare me iniciale V.F.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.F, 41 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhu.në fizike e psikologjike ndaj nënës së tij shtetases V.F, 66 vjeçe.

Gjithashtu policia e Korçës ka proceduar e dy persona të tjerë për vepra të tjera.

L.M, 43 vjeç, banues në fshatin Beragozhdë, pasi në rrugën “1 Maji” në Pogradec, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksëagen”.

E.V, 43 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr 9 në Korçë ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford”.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj