Skandal Omonia Korce me Ligor Karamelo kerkon nga Vangjel Dule qe ti kerkoje shtetit Shqiptar heqjen e ”nongrata” te Eurodeputetes Qipriote

0
1171

Skandal Omonia Korce me Ligor Karamelo kerkon nga Vangjel Dules qe ti kerkoje shtetit Shqiptar heqjen e ”nongrata” te Eurodeputetes Qipriote.

Me poshte kini ne gjuhen Shqipe letren drejtuar kreut te Omonias Vangjel Dule:/KorcaNews.al

 

Korce,  me 27.11.2018
Dega Korçë               
Leter – rekomandim
Drejtuar: Z.Vasil Kajo  Kryetar i Omonias, Kryesise se Omonias.
Per njoftim: Z.Vangjel Dule deputet e kryetar i PBDNJ-se
Keshilli i Pergjithshem Drejtues i deges te Omonias Korçë ne mbledhjen e tij te zgjeruar  pasi zhvilloi nje analize te hollesishme  te gjendjes te krijuar pas ngjarjes te  paprecedent, te vrasjes nga forcat speciale te  Kostandin Kacifas, bashkekombasit tonë konkludoi qe t’ju  rekomandoje Juve Zoti kryetar e organeve drejtuese te Omonias per sa vijon:
1.Te shqetesuar nga indiferenca totale e institucioneve  per te zbardhur te verteten e per te bere transparencen e nevojshme te kesaj ngjarjeje kriminale, intesifikoni perpjekjet e gjithanshme duke perdorur te gjitha mundesite e mjetet demokratike, kuadrin ligjor per lirite e te drejtat e njeriut e te minoriteteve, informoni hollesisht organizatat nderkombetare e trupin diplomatick per kete vrasje  te shemtuar dhe per kete heshtje acaruese, me sfond etnik e dhune te hapur psikologjike ndaj komunitetit tone.
2.Te kontaktoni  zyrtarisht e te kerkoni me force prane autoriteteve shqiptare  te terheqin masen ”person non grata” ndaj eurodeputetes Eleni Theohari si dhe ndaj 52 personave te tjere,te shmangin retoriken nacionaliste dhe te kontribuojne konkretisht  e realisht ne rivendosjen e nje klime besimi e mirekuptimi midis shumices e pakicesmidis dy vendeve fqinje konform standarteve, tradites historike dhe deshires se perbashket .
3.Duke u nisur nga keto premisa,mendojme se eshte e nevojshme  fillimi e zhvillimi nga ana Juaj  dhe e drejtuesve te Omonias i nje levizje informuese e degjuese me te gjithe faktoret e minoritetit,me te gjitha strukturat e Omonias fshat me fshat e qytet ne qytet konkluzioni I se ciles te jete hartimi I nje program – veprimi  konkret me synim zgjidhjen e problemeve,ndergjegjesimin e minoritetit per te vepruar si nje i tere, per te rritur efektshmerine e perfaqesimit politik dhe dinjitetin shoqeror.
Situata e krijuar ndaj nesh dhe nga ne nuk mund te perballohet as duke heshtur,as duke ulur koken e as duke qendruar duarkryq. Duhet ndergjegjesim, veprim e dinjitet, te drejtat e lirite qe na takojne nuk na i fal kush, ato fitohen .
Keshilli i Pergjithshem Drejtues i Deges se Omonias Korce
        Kryetari
Ligoraq Karamelo

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj