Skënderbeu thërret ‘nën armë’ të huazuarit për vazhdimësinë.

0
1833

Te Skënderbeu gjithshka mund të ndodhë, kur kalon nga parajsa e titujve në ferrin e UEFA-s. Largimeve nga stafi teknik, u shtohen edhe ato të lojtarëve. Situata mbetet e errët, por jo pa shpresë, përderisa ka shenja besnikërie. Që nga Presidenti Ardian Takaj, tek lojtarët senatorë. Tashmë Orges Shehi do të nisë një etapë të re si trainer, për të vazhduar të shkruajë legjendën e tij te Skënderbeu. Marko Radas gjithashtu qëndron, dhe gradohet kapiten I bardhekuqve duke dhënë garancinë e tij në repartin e mbrojtjes. Klubi ka vendosur të rikthejë të huazuarin Bruno Lulaj si përforcim në mbrojtje krahas Fidan Alitit. Edhe Ardit Hoxhaj I huazuar do të jetë në sezonin në vazhdim pjesë e ekipit korçar, ndërsa ka të dhëna se do të meret edhe korçari Frashëri. Data 5 korrik kur ekipi do të grumbullohet, do të tregojë më shumë se si do të jetë Skënderbeu I sezonit të ardhëshëm, në pritje që edhe KAS të japë një vendim përfundimtar.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj