Skuadra e “Skënderbeu” Huazon Një Tjeter Futbollist

0
256

Skudra korçare ka luksin që edhe të huazojë futbollistë , këtë herë është një tjetër talent që do të huazohet në kampionatin kosovar . Shend Kelmendi talenti i ardhur nga merkato e sezonit të kaluar do të jetë pjesë e “Trepçe 89”. Futbollisti pati pak minuta aktivizim dhe duke qënë se krahu i djathtë i korçarëve është i “blinduar “, për Kelmendin ishin të pakta mundësitë. Drejtuesit e “Skënderbeut” duke parë që ky futbollist ka nevojë për minuta të shumta loje menduan të bëjnë këtë lëvizje. Nuk është hera e parë që korçarët huzojnë tek “Trepçe 89” , janë tek ky ekip edhe disa futbollistë nigerianë pronësi e “Skënderbeut” që luajnë për këtë ekip. Pra pas Lulajt, të huazuar tek Laçi, vjen dhe Kelmendi që do të bashkohet me korçarët vetëm në fillim të sezonit të ardhshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj