Tentuan të vrasin Edi Ramën? Kush ishin të interesuarit? Ja cfarë fshihet pas aksidentit me eskortën

0
2906

Hije dyshimi mbi aksidentin e ndodhur në hyrje të Korçës me eskortën e kryeministrit Edi Rama. Dyshimi shtohet akoma më shumë kur analizohet situata detaj për detaj dhe kur shihet se kush ka qënë personi që shkaktoi aksidentin, pse udhëtonte në krah të kundërt, qëndrimi i tij publik ndaj Kryeministrit. Njëherësh dhe kërkesa e prokurorisë për një hetim më profesional dhe më të pavarur në lidhje me arësyet që çuan ndodhjen e këtij aksidenti.

Në krye të herës, ekspertiza e aksidentit të një dite më parë ku u përfshinë dy mjetet e eskortës së kryeministrit Rama dhe dy mjete civile në aksin Maliq-Korçë do të kryhen nga një ekspert i pavarur.

Burime nga akuza e Korçës bënë me dije se ekspertiza paraprake dhe hetimet e kryera nga policia nuk mund të jenë pjesë e fashikullit hetimor për shkak të konfliktit të interesit që ka në këtë rast pasi dy nga mjetet i përkasin Ministrisë së Brendshme dhe janë në përdorim nga Garda e Republikës. Që në të vërtetë nuk është arësye, për vetë faktin se ato mjete janë dhe hetimi do të bëhet për njerëzit më shumë që kanë lëvizur këto mjete. Shkaku i vërtetë është komplikacioni që ka sjellë prezenca në automjetet civile që goditën eskortën e Kryeministrit e njërit prej njerëzve të njohur si kundërshtar i deklaruar publikisht kundër Ramës. Që gjithsesi duhet marrë me rezerva një pretendim i tillë, pasi nuk mund të bëhet një lidhje e “shkurtër” mes të këtyre koncidencave të çuditshme për të arritur një përfundim i përshpejtuar. Prokuroria këmbëngul se do të kërkojë nga eksperti privat që do të rindërtojë dinamikën e ngjarjes, shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve përfshi ato civile dhe të eskortës së kryeministrit, distancën e mjeteve “Volsvagen” dhe “Range Rover” në momentin e frenimit, kushtet e rrugës si dhe kontrollin teknik të mjeteve të përfshira në aksident. Për këtë pritet të kërkohet dhe ndihma e FBI me ekspertizën e saj më të specializuar. Bëhet fjalë për eskortën e kryeministrit të vendit, megjithëse nuk gjendej ato momente në këtë rrugëtim.

Nga ana e policisë pretendohet se Naçi me mjetin e tij tip “Golf” ka goditur eskortën e Ramës. Ndaj është ndaluar për llogari të hetimeve shoferi Spiro Naçi, djali i Aleksandër Naçit pronarit të mjetit me targë AA 426 FD, Volsvagen që rezulton se është dhe shkaktar i aksidentit. Ky aksident ka shkaktuar pasoja në shëndetin e një prej gardistëve të përfshirë në përplasjen e automjeteve dhe është oficeri Ervin Musai që ka pësuar dëmtime në vertebër dhe prej 24 orësh po trajtohet në spitalin e traumës në Tiranë ku u soll me helikopter. Por ka vërtetë një koncidencë të çuditshme nga përplasja e taksistit me eskortën e kryeministrit Edi Rama në Korçë.

Ndërsa disa ditë më parë me zë dhe me figurë e shante rëndë dhe luste zotin që të ikte nga kjo botë kryeministri Edi Rama, dje ndoshta mund ti kishte marrë jetën në aksidentin automobilistik. Një video e postuar nga Ilir Vrenozi, e cila tashmë është fshirë, tregon Spiro Naçin duke kënduar një këngë me ofendime, sharje dhe lutje që të largohet nga kjo botë për të mirën e shqiptarëve, për kreun e ekzekutivit Rama. Ndërkohë Policia ka arrestuar Spiro Naçin, si shkaktar të aksidentit ku u përfshinë katër automjete, dy prej të cilave shoqëronin Kryeministrin.

Por kush është Spiro Naçi?

Deri tani është përfolur si një i ri me profesion taksist, por Naçi në fakt është pjesë e politikës. Ai është kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar në Korçë. Pra e partisë së Dashamir Shehit, aleate e PD së Lulzim Bashës. Të gjitha këto rrethana dhe fakte të bëjnë të dyshosh se aksidenti ishte i qëllimshëm. Ndonjë atentat ndaj kryeministrit Edi Rama përmes këtij aksidenti?! Eshtë shumë e rëndë ta mendosh, por faktet dhe koiçidencat e çuditshme të bëjnë ta mendosh. Pasi po bëhej një mbledhje e përbashkët e dy qeverive shqiptare e të dy shteteve shqiptare në Ballkan, do të nënshkruheshin 12 marrëveshje mes tyre. Ministri i Diasporës Pandeli Majko kishte paralajmëruar hapjen e kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Platforma e përbashkët e shqiptarëve të Maqedonisë ishte e mbështetur nga Rama, por që Gruevski ka akuzuar se e ka bërë Rama, aksidenti vinte pas vizitës së Metës në Shkup dhe takimit me ish kryeministrin Gruevski. Njëherësh në Shqipëri është një opozitë e pashpresë për të ardhur në pushtet dhe mandatin e ardhshëm me këtë lidership. Të gjitha këto koncidenca të çuditshme dhe bashkim faktorësh të bëjnë të mendosh, madje dhe të dyshosh për ndonjë tentativë për atentat përmes këtij aksidenti. Ku autori i goditjes me makinë të eskortës së kryeministrit Rama, e dinte në kolonë dhe Ramën, nuk është thjeshtë një taksist i thjeshtë. Një efektiv i gardës është në gjendje kritike, ka prekur vertebrën e shtyllës kurrizore dhe po trajtohet në spitalin e traumës në Tiranë, por në vend të tij mund të kishte qënë dhe kryeministri Edi Rama. Hetimet vazhdojnë.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj