Tre grabitje në Korçë, autorët morën kasafortën me 7 mln lekë

0
250

Tre grabitje kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Kapshticë. Autorët, që dyshohen se kanë qenë të njëjtët kanë vepruar me shpejtësi në tria fabrikat, por vetëm në njërën prej tyre kanë arritur që të marrin kasafortën me para, e cila kishte brenda 7 milionë lekë.

Pre e grabitjes ishin një fabrikë e përpunimit të qumështit, një mjalti ‘Morava’ dhe një fabrikë bojërash në Dishnicë. Në fabrikën e qumështit dhe mjaltit autorët nuk kanë gjetur para. Report Tv siguroi edhe pamjet nga brenda fabrikës së mjaltit që është kthyer gjithçka përmbys nga autorët, që nuk kanë gjetur kasafortën dhe janë larguar.

Fabrika ruhej me roje private, por ky i fundit, sipas policisë ka deklaruar se nuk kishte parë njeri, ndërsa vjedhjen e ka konstatuar rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas grupit hetimor, tre grabitjet dyshohet janë realizuar nga i njëjti grup, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë për të shkuar në gjurmët e autorëve.Në harkun e tre javëve në Korçë janë kryer 5 grabitje, ndërsa në ditët e fundit ka pasur disa të tilla në të gjithë vendin nga Fieri, Tirana, Delvina, Fushë Kruja dhe Lezha.

 

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj