Vdekja e Enea Ftojt, në komisariat, prindërit: Ja provat e reja që policia e dhunoi

0
284

Disa muaj pas vdekjes së 27-vjeçarit Enea Ftoj në komisariatin e Policisë së Korçës, babai i tij ka dorëzuar prova të reja në Prokurori,  ç’ka vërtetojnë sipas tij, dhunën që ka ushtruar policia ndaj djalit të tij.

Tomorr Ftoj thotë se ka dorëzuar në Prokurori CD dhe filmime ku duket dhuna në trupin e të ndjerit Enea Ftoj.

“Provat e reja vërtetojnë dhunën e policisë ndaj djalit tim. Çova në Prokurori CD me filmime ku duket dhuna në trupin e Eneas. I kërkova prokurorisë të pyesë si dëshmitar gruan të cilën grabiti Enea, pasi gruaja ka parë kur policia dhunoi Enean në mes të Pazarit. Unë akuzoj 8 policë të Komisariatit të Korçës për vdekjen e djalit. Policia fshehu rrobat dhe këpucët me gjak të Eneas”, thotë ai ati i të ndjerit.

Ndërkohë edhe nëna e të ndjerit kërkon të zbardhet e vërteta dhe akuzon punonjësit e policisë për vdekjen e djalit të saj.

“Të zbardhet e vërteta. Policët që e rrahën djalin për vdekje duhet të ndëshkohen. Djalin ma vrau policia, s’vdiq për shkaqe natyrore. Nëse nuk zbardhet e vërteta, do hakmerrem”, ka thënë Mimoza Ftoj.

Familjarët kanë kundërshtuar ekspertizën mjeko-ligjore për vdekjen e 27-vjeçarit, i cili ishte ndaluar me akuzën e vjedhjes dhe gjeti vdekjen ne ambientet e komisariatit të policisë së Korçës.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj