Zbulohet skeleti i një personi në Koritë të Korçës

0
1128

Janë zbuluar eshtrat e një personi sot në fshatin Koritë të Korçës. Eshtrat janë gjetur pranë qendrës shëndetësore në fshatin Koritë.

Më herët kjo qendër ka qenë banesë, por prej 20 vitesh funksiononte si qendër shëndetësore. Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Banorët thonë se në këtë vend janë gjetur eshtra edhe para një viti.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj